Tërmeti i 20 prillit në Lushan, përveç dëmeve materiale, ka lënduar gjendjen psikologjike të banorëve të prekur nga fatkeqësia.
Akademia e Shkencave e Kinës, Instituti i Psikologjisë ka nisur menjëherë planin 1-vjeçar për ofrimin e ndihmës psikologjike për banorët e zonës së tronditur nga tërmeti, si dhe ka dërguar ekspertë për të zhvilluar punët ndihmëse.
Ekspertë të fushës psikologjike do të kujdesen për shëndetin mendor të të plagosurve, ndërkohë do të ofrojnë dhe këshilla për ekipet e shpëtimit etj.
(Zhan Dian)