Në mbrëmjen e së shtunës, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQPKK dhe kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi gjatë zbatimit të punës së mëtejshme të shpëtimit në zonën e prekur nga tërmeti Lushan se qëllimi i parë dhe më kryesori është shpëtimi i jetëve njerëzore.
"Duhet të mobilizohen mjekët më të mirë të vendit për të zhvilluar punën e mjekimit të të plagosurëve, ata të cilët janë të plagosur rëndë duhet të transferohen sa më parë, dhe të bëhet çështë e mundur për reduktimin e përqindjes së rasteve të vdekjes dhe të plagosjeve".
Li Keqiang theksoi se duhet të garantohet transportimi i materialeve të shpëtimit, të mirëmenaxhohet si duhet situata, me efikasitet dhe urgjencë dhe të ngrihen ekipe më të fortë shpëtimi ku të angazhohen të gjitha forcat, policia, organet lokale dhe qendrore. (Vera/Albana)