PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tërmeti në Sichuan, mbi 200 të vdekur dhe të zhdukur
2013-04-21 19:58:29 CRI Komenti juaj Printoni

Deri në orën 17:00 të së dielës, tërmeti që tronditi distriktin Lushan të provincës Sichuan të Kinës jugperëndimore ka shkaktuar 184 viktima, 24 të zhdukur dhe mbi 11 mijë të plagosur.

Aktualisht, të plagosurit janë në mjekim e sipër si dhe ka një përmirësim në sistemin e komunikacionit në këtë zonë.

Po të dielën, kryeministri Li Keqiang, para kthimit për në Pekin vizitoi të plagosurit rëndë që ndodhen në spitalin Huaxi të qytetit Chengdu, kryeqendra e Sichuanit. Shefi i qeverisë kineze premtoi se qeveria do të përgjigjet për të gjitha shpenzimet e mjekimit dhe do të rindërtojë banesat e shembura.

Ndërkohë, sipas parashikimit meteorologjik në tre ditët e ardhshme, në zonën e prekur nga tërmeti pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të ndikojnë në punën e shpëtimit dhe mund të shkaktojnë fatkeqësi të tjera si përmbytje, rrëshqitje dheu etj.

(Çan Jean/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China