Thursday  Apr 10th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tërmeti në Sichuan, ndërkombëtarët të gatshëm për ofrimin e ndihmave
2013-04-21 10:26:21 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë vende të botës si Rusia, Japonia, Britania, Franca, Polonia etj., kanë shprehur në forma të ndryshme ngushëllime për viktimat dhe dëmet që shkaktoi tërmeti i së shtunës në Sichuan, si dhe kanë shprehur dëshirën për ofrimin e ndihmave.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shprehu ngushëllime të shtunën për viktimat, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihma në lehtësimin e kësaj katastrofe. Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se Rusia është në gjendje të ofrojë grupe kërkim-shpëtimi dhe furnizime të tjera.

Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe William Hague, shprehu të shtunën në emër të qeverisë britanike ngushëllime të thella për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Ai tha se nëpërmjet konsullatës britanike në Chongqing, qeveria britanike po mban kontakte të ngushta me organet lokale, si dhe do të vazhdojë t'i kushtojë vëmendje gjendjes së zonës së prekur nga tërmeti.

Njëkohësisht Shoqata e Kryqit të Kuq njoftoi se po përgatit materiale për transportim në zonën e prekur.

Presidenti polak Bronislav Komorovski shprehu gjithashtu ngushëllime të thella, si dhe shprehu gatishmërinë e Polonisë për t'i ofruar Kinës të gjithë ndihmën e nevojshme. (Vera/Albana)


Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China