PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, 102 të vdekur në tërmet
2013-04-20 17:47:34 CRI Komenti juaj Printoni

Siç mësohet nga Drejtoria Sizmologjike e Provincës Si Chuan të Kinës jugperëndimore, deri tani, janë konfirmuar 102 veta të vdekur në tërmetin e rënë në paraditën e të shtunës. Kurse, ende nuk dihet qartë numri i të plagosurve.

Deri në orën 3 të pasditës të të shtunës, kanë rënë edhe 38 tërmete të vogla mbi 3 ballë të shkallës së rihterit.

Kryetari i shtetit dhe kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak të vendit Xi Jinping dha urdhrin forcës ushtarake dhe të policëve të armatosur të përpiqen ti shpëtojnë banorët e prekur në tërmet dhe të ndihmojnë në trajtinimin e pasojave pas fatkeqësive brenda mundësive që kanë.

Ndërkohë, shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit bëri të ditur se deri në orën 4 të pasditës së të shtunës, mbi 7400 ushtarë dhe policë të armatosur po marrin pjesë në punën e shpëtimit në zonën e prekur nga tërmeti. Mbi 10 mijë të tjerë janë në përgatitje për të nisen për në zonat përkatëse sipas kërkesës vendore.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China