Pasi mësoi për rënien e tërmetit të fuqishëm në paraditën e të shtunës në distriktin Lushan të qytetit Ya'an të provincës Sichuan të Kinës jugperëndimore, kryeministri Li Keqiang u nis drejt zonës së prekur dhe mbërriti atje rreth pasdites.
Li Keqiangu organizoi një mbledhje urgjente në avion mbi drejtimin e punës së shpëtimit dhe të dhënies së ndihmës për zonën e prekur nga tërmeti. Ai theksoi se jeta e banorëve duhet të vihet në plan të parë dhe të shpëtohen sa më shumë banorë të bllokuar brenda 72 orësh, duke shtuar se kjo është koha më e çmuar për shpëtimin e njerëzve të mbuluar nga rrënojat. (Çan Jean/Albana)