Një tërmet 7 ballësh ka goditur qytetin Ya'an në provincën Sichuan në orën 8 e 2 minuta, nga ku kanë mbetur të vdekur 70 persona dhe janë regjistruar qindra të plagosur. Për momentin ende po hetohet rreth pasojave që mund të ketë shkaktuar ky tërmet.
Pasi ndodhi fatkeqësia, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang nxitën autoritetet t'i japin prioritet shpëtimit të banorëve dhe të pakësojnë në maksimum rastet e vdekjeve dhe plagosjeve. Kryeministri i Kinës Li Keqiang u nis nga Pekini për në Ya'an për të drejtuar punën e shpëtimit. Gjithashtu në Sichuan janë mbledhur autoritete të policisë, shëndetësisë, organeve civile etj., për punën e shpëtimit.
Qyteti Ya'an ndodhet 120 kilometra larg nga kryeqendra e provincës Sichuan, Chengdu, dhe ka një popullsi prej 120 mijë banorësh. Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, si shembje banesash e plagosje të rënda. Burimet njoftojnë se ka patur probleme edhe me telekomunikacionin në vend dhe tërmeti është ndjerë edhe në Guizhou, Hënan, Shanxi dhe Chongqing. Një prej autoriteteve të forcave ushtarake ajrore të Chengdu-së Ye Liejian shkoi në qytezën Lushan për të inspektuar gjendjen dhe u shpreh se situata është e rëndë.
"E vëzhgova gjendjen në Lushan nga ajri dhe shumë banesa janë shembur dhe shumë të plagosur shumë të plagosur thirrnin për shpëtim, sidomos në qytezën Taiping, afro 50% e banesave janë shkatërruar."