Sipas shtabit të punës së shpëtimit në Ya'an të Kinës jugperëndimore, në qytezën Lushan tërmeti ka shkaktuar 70 viktima. Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetari i Shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping kërkoi që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për shpëtimin e sa më shumë jetëve. Anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryeministri i Kinës Li Keqiang shkoi në Ya'an të provincës Sichuan për të drejtuar punën e shpëtimit.
Pasi rënies së tërmetit, Komiteti Qendror i Partisë dhe Këshilli i Shtetit janë fokusuar tek kjo fatkeqësi.
Kryetari i Shtetit Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang u shprehën se duhet të punohet sa më shumë për informacione rreth gjendjes së katastrofës, të vendoset në vend të parë shpëtimi i jetëve e njëkohësisht të forcohet mbikëqyrja e tërmetit si dhe të evitohen fatkeqësitë e mëtejshme të shkaktuara nga ky tërmet.
Kryeministri i Kinës Li Keqiang vizitoi në orën 13 e 15 minuta zonën e prekur Ya'an të provincës Sichuan për të drejtuar punën e shpëtimit.
Sipas kërkesës së kryetarit Xi Jinping dhe të kryeministrit Li Keqiang, nënkryeministri i Këshillit të Shtetit Wang Yang organizoi mbledhjen e punës dhe mori vendim për nisjen e projektit të reagimit të shkallës së parë në përballimin e fatkeqësisë.
Aktualisht funksionarët kryesorë të qeverisë së provincës Sichuan kanë shkuar në zonën e prekur nga tërmeti dhe punët e shpëtimit po zhvillohen me emergjencë. Sipas lajmeve të shtabit të përgjithshëm të forcave policore, deri tani janë dërguar gjithsej 3900 ushtarë për të marrë pjesë në punën e shpëtimit dhe afro 2600 vetë janë në frontin e parë të punës së shpëtimit.