SHBA-ja dhe Koreja e Jugut zhvilluan bisedimet e sesionit të 37-të të komitetit ushtarak mes dy vendeve, ku theksuan se do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo kërcënimi nga Peniani.
Shefat e Shtabeve të Përgjithshme, Martin Dempsey dhe Jung Seun Jo ishin të pranishëm gjatë bisedimeve me videokonferencë.
Dempsey ritheksoi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e Koresë së Jugut, ndërsa Jung Seun Jo tha se vendi i tij do të rrisë masat e mbrojtjes dhe do të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak rajonal. (Du/Albana)