PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: "Të sigurohet mjekimi në kohë i të prekurve me virusin H7N9"
2013-04-19 20:06:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të enjten në Pekin se qeveria kineze i kushton shumë rëndësi shëndetit publik dhe po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet mbi virusin H7N9.

Ai u bëri thirrje autoriteteve përkatëse që të sigurojnë mjekimin në kohë të çdo të prekuri me këtë virus.

Po të njëjtën ditë, shefi i qeverisë kineze u takua me shefen e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar Naomi Seboni dhe me drejtorin e përgjithshëm të kësaj federate Tewodros Melesse.

Naomi Seboni pasi vlerësoi Kinën për arritjet në sektorin e shëndetit publik shprehu edhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Kinën. (Du/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China