Irani hodhi poshtë njoftimet për arritjen e një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) mbi raundin e ri të bisedimeve", raportoi të premten "Press TV", duke cituar një zyrtar të ekipit negociator.
"Çështja është diskutuar në takim, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje", citohet të ketë thënë zyrtari në kushte anonimati.
Duke iu referuar zyrtarëve të ANEB-it, mediat perëndimore raportuan se me Iranin ishte arritur marrëveshja për të zhvilluar një takim në maj.
Bisedimet e fundit mes palëve, në shkurt, përfunduan pa ndonjë marrëveshje. (Ardi Pulaj)