Komisioni Kombëtar i Higjenës dhe i Planifikimit Familjar i Kinës njoftoi të enjten se edhe pesë persona të tjerë janë infektuar me virusin H7N9.
Deri më tani, numri i të infektuarve në mbarë vendin është 87. Prej tyre, gjashtë janë shëruar plotësisht, ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Në spital janë duke u kuruar 64 vetë. (Vera/ Ardi Pulaj)