Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest u shpreh të enjten se SHBA-ja është e gatshme të zhvillojë bisedime konkrete dhe të besueshme që janë nënshkruar në deklaratën e përbashkët të të bisedimeve 6-palëshe të shtatorit të vitit 2005, por Peniani duhet të mbajë përgjegjësi ndërkombëtare e të heqë dorë nga plani bërthamor.
Po atë ditë Peniani bëri një deklaratë, ku thuhet se nëse ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut do të ketë dialog dhe rifillim të negociatave, atëherë Uashingtoni duhet të tërheqë armët bërthamore të stacionuara në dhe përreth Koresë së Jugut. (Vera/Albana)