PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit palët e ndryshme për zbutjen e gjendjes në Gadishullin Korean
2013-04-18 20:36:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh se aktualisht gjendja në Gadishullin Korean është e ndërlikuar. Ajo tha se Kina nxit palët e ndryshme të ruajnë gjakftohtësinë për të përmirësuar situatën e krijuar.

"Kina i qëndron gjithnjë mendimit se dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e problemit në Gadishullin Korean. Kina është e gatshme të angazhohet së bashku me palët përkatëse e komunitetin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë afatgjatë në Gadishullin Korean e në mbarë rajonin," u shpreh Hua Chunying. (Du/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China