Ekspertët amerikanë të shëndetësisë deklaruan të enjten se po bashkëpunojnë me kolegët kinezë, për të ndjekur ecurinë e virusit H7N9.
"Ne sapo morëm ekzemplarët e rastit të tretë të infektuar në Kinë. Kemi bërë mbjelljen në laborator dhe rezultatet do t'i ndajmë me kolegët tanë", tha specialisti i Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, Michael Shaw.
Ai shtoi se për momentin ka pak shanse që virusi H7N9 të përhapet në SHBA.
Ndërkohë një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të mbërrijë gjatë javës në Kinë për të mbikqyrur situatën e gripit të shpendëve. (Ardi Pulaj)