PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Damasku i kërkon Francës të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë
2013-04-17 16:24:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme siriane i kërkoi të martën Francës të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Sirisë, pas dyshimeve të shprehura nga Parisi lidhur me amnistinë e përgjithshme të shpallur nga presidenti sirian Bashar al-Asad.Megjithatë, Franca u shpreh e shqetësuar se amnistia "mund të jetë një manovër për të fituar kohë."

Asadi shpalli po të martën ​​një amnisti të përgjithshme për krimet e kryera përpara kësaj dite. Kryeministri sirian Wael el-Halqi tha se 7 mijë të burgosur do të lirohen me këtë amnisti.

Ministria e Jashtme siriane bëri të ditur se amnistia u bë në prag të përvjetorit të tërheqjes së trupave franceze nga Siria në vitin 1946, që shënoi fundin e mandatit të Francës në këtë vend.

"Populli ynë nuk do ta lejojë Francën që të kthehet në Siri përmes mbështetjes së grupeve të armatosura terroriste dhe komplotit të tyre për të derdhur edhe më shumë gjak siranësh," u shpreh kjo ministri në një deklaratë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China