PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shangai, zbulohet rast i ri me virusin H7N9
2013-04-17 20:08:15 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar i Shangait raportoi të mërkurën se është zbuluar një rast i ri me virusin H7N9. Deri tani, në Shangai janë regjistruar gjithsej 31 raste të infektuar nga virusi H7N9, ku ndër to 11 viktima, 16 raste janë në trajtim e sipër dhe 4 persona janë shëruar.

Raportohet se rasti i ri është një i moshuar 89-vjeçar. Ai paraqiti shenja gripi dhe ethe më 12 prill dhe pas analizave të ndryshme u diagnostikua me gripin e shpendëve H7N9. Aktualisht, i moshuari ndodhet në spital për trajtim. Nga hetimet rezulton se 89-vjeçari ka patur kontakte me 9 persona, të cilët nuk kanë paraqitur shenja të infektimit me këtë virus. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China