PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, shërohet e prekura nga H7N9
2013-04-17 19:55:31 CRI Komenti juaj Printoni

Një vajzë shtatë vjeçare nga Pekini, e cila ishte infektuar me virusin H7N9, duke shënuar rastin e parë në kryeqytetin kinez, la të mërkurën spitalin, pasi u shërua plotësisht, njoftuan autoritetet.

Pas kryerjes së katër testeve në spitalin Ditan, ajo rezultoi negative për virusin H7N9, sqaruan burimet nga Zyra për Shëndetin e Bashkisë së Pekinit.

Ajo u lejua të largohej nga spitali pasi parametrat e shëndetit ishin sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu u ndërpre edhe mbikqyrja mjekësore për prindërit e saj, personat e vetëm me të cilët vajza ka pasur kontakte të afërta. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China