Pasditen e së dielës së kaluar, një ditë para Festës së Diellit në Korenë e Veriut, disa grupe konservatore jugkoreane u mblodhën në qendër të Seulit, duke akuzuar qeverinë verikoreane për krijimin e tensioneve në Gadishullin Korean nëpërmjet lëshimit të raketave dhe zhvillimit të provave bërthamore. Disa nga pjesëmarrësit në miting kishin vënë portretet e liderëve verikoreanë të tre brezave.
Në ultimatumin e vet Pheniani thotë se do të hakmarret ndaj pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë në miting, nxitësve, pranuesve në heshtje dhe organeve përkatëse qeveritare për cenimin e dinjitetit të Koresë së Veriut.
(Çan Jean/Artani)