Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras bëri të ditur të hënën se kredidhënësit ndërkombëtarë kanë përfunduar vlerësimin e gjendjes së zbatimit të politikave të kursimit dhe të reformës nga pala greke. Sipas kryeministrit helen, të dyja palët arritën marrëveshje lidhur me hapat e mëtejshme të reformës ekonomike që do të ndërmarrë Greqia, duke hedhur një bazë të mirë për marrjen prej saj të kredisë së ndihmës prej miliarda eurosh brenda një kohe të shkurtër.
Samarasi u shpreh në fjalimin e vet televiziv përpara kombit se, sipas marrëveshjes, Athina do të marrë një këst të kredisë së ndihmës prej 2.8 miliardë eurosh, që ishte planifikuar të jepej në mars. Ndërkohë, në maj ajo do të marrë një tjetër këst prej 6 miliardësh eurosh. Kredia pritet të pakësojë barrën e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të ndërmarrjeve. (Vera/Artani)