Ministria e Financave e Koresë së Jugut u shpreh të martën se ka përcaktuar një shtesë prej 17.3 bilionë uonësh (15 miliardë dollarë amerikanë) në buxhetin e këtij viti, për t'i dhënë shtysë rritjes së ngadalësuar ekonomike në periudhën e fillimit të mandatit të presidentes së re Park Geun Hye.
Kjo shifër është më e madhja në historinë e këtij vendi, me përjashtim të viteve 1998 dhe 2009, kur përkatësisht kriza e këmbimit valutor dhe kriza financiare globale goditën ekonominë e katërt në Azi.
Duke përfshirë edhe fondin shtetëror që mund të shtohet nga qeveria pa miratimin e ligjvënësve, buxheti suplementar arrin në 19.3 bilionë uonë. (Artani)