Forca më e madhe opozitare e Sirisë bëri të ditur të hënën se nuk është dakord për kryerjen e hetimit nga OKB-ja lidhur me ekzistencën e armëve kimike në vend.
Mediat zyrtare siriane njoftuan më 19 mars se fraksionet opozitare kanë përdorur armë kimike, duke shkaktuar 11 viktima në Aleppo.
Ndërkohë, fraksionet në opozitë akuzojnë ushtrinë qeveritare si përdoruese të armëve kimike. Më pas, qeveria aplikoi për hetime nga OKB-ja për të zbuluar të vërtetën, por pasi mësoi se delegacioni hetimor do të kontrollojë ekzistencën e armëve kimike në mbarë vendin, qeveria refuzoi hyrjen e grupit hetimor.