Presidenti sirian Bashar al-Asad shpalli të martën një amnisti të përgjithshme për krimet e kryera para 16 prillit, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
Me qëllim çtensionimin e situatës, Asadi ka dekretuar disa amnisti për ata që nuk kanë kryer vrasje gjatë krizës së përgjakshme siriane, e cila ka hyrë në vitin e tretë të saj.
OKB-ja vlerëson se kjo krizë ka shkaktuar deri tani më shumë se 70 mijë të vdekur. (Artani)