PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, rasti i dytë i infektimit me virusin H7N9
2013-04-15 17:14:51 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria e Shëndetësisë e Bashkisë së Pekinit bëri të ditur të hënën në mëngjes se në kryeqytetin kinez është zbuluar një tjetër rast infektimi me virusin H7N9. Bartësi i virusit, një fëmijë 4-vjeçar, deri tani nuk ka shfaqur shenja klinike dhe ndodhet nën vëzhgim mjekësor në spitalin "Ditan". Ky është rasti i dytë i infektimit me virusin H7N9 në Pekin, pas atij të zbuluar të shtunën.

Në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në mbrëmje, Drejtoria e Shëndetësisë e Pekinit konfirmoi se e infektuara e parë me virusin H7N9, një vajzë e moshës 7-vjeçare, është në gjendje normale dhe po shkon drejt shërimit. Nëndrejtori i kësaj Drejtorie Zhong Dongbo u shpreh se përmirësimi i gjendjes së të sëmurës tregon se virusi H7N9 mund të mbahet plotësisht nën kontroll. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China