Televizioni "Al-Arabia", me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara, citoi të dielën anëtarë të "Frontit të fitores" të opozitës të kenë thënë se trupat qeveritare kanë kryer katër sulme ajrore mbi periferinë lindore të Damaskut. Ndërkohë, "Ushtria e lirë siriane" shpalli ditët e fundit se ka krijuar divizionin e parë të këmbësorisë në rrethinat e Damaskut. Sipas analistëve, trupat e këtij divizioni pritet të mësyjnë brenda disa ditëve të ardhshme kryeqytetin sirian. (Vera/Artani)