Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të hënën në Pekin me përfaqësuesit e pranishëm në Forumin e dytë të Guvernatorëve.
Xi Jinping u shpreh se bashkëpunimi Kinë-SHBA është jo vetëm në të mirë të dy vendeve, por edhe në dobi të zhvillimit të përbashkët dhe stabilitetit e paqes së botës.
Të dyja palët u zotuan për nxitjen e vazhdueshme të bisedimeve dypalëshe.
Xi Jinping uroi që forumi të jetë i suksesshëm dhe të luajë një rol më të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dhe miqësisë kino-amerikane.
Guvernatori i Iowa-s, Branstad, guvernatori i Wisconsin, Scott Walker, dhe guvernatori i Virginia-s Bob McDonnell në fjalimet e tyre u shprehën se Kina është një partner i rëndësishëm bashkëpunimi i SHBA-së. Ata zhvilluan diskutime me kryetarë të provincave të Kinës për probleme me interes të përbashkët.
Forumi i Guvernatorëve të shteteve të SHBA-së dhe të provincave të Kinës u themelua në vitin 2011. Raundi i dytë i forumit të këtij viti zhvillohet në datat15 dhe 16 prill në Pekin dhe në Tianjin. (Fang Xiaoyu/Albana)