Peniani refuzoi ofertën e Seulit për të diskutuar mbi të ardhmen e kompleksit industrial Kaesong, ku puna momentalisht është pezulluar.
Koreja e Veriut i cilësoi thirrjet e Seulit si të pakuptimta dhe si një përpjekje për të mbuluar planet e pushtimit.
Ndërkohë SHBA-ja e Japonia vijuan t'i bëjnë thirrje Penianit të ndalë veprimet provokuese e t'i rikthehet bisedimeve.
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri nga Tokio tha se vendi i tij ishte i gatshëm, sëbashku me Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut e Rusinë që çështjet t'i diskutojnë në kuadër të bisedimeve gjashtëpalëshe.
Ministri i jashtëm japonez, Fumio Kishida tha se shpreson që Koreja e Veriut t'i përmbahet marrëveshjeve të nënshkurara për programet bërthamore. (Ardi Pulaj)