Athina arriti një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë mbi kushtet e lëvrimit të ndihmës së mëtejshme ekonomike në maj, tha të hënën ministri i financave, Yannis Stournaras.
Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga kreu i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Greqi, Poul Thomsen. Ai tha se marrëveshja erdhi pas negociatave intensive.
Ndërkohë Trojka publikoi një deklaratë mbi masat shtrënguese e programin e reformave që po ndërmerren nga Greqia, duke thënë se Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN-ja ranë dakord me autoritetet për strategjitë që duhen ndjekur për arritjen e objektivave. (Ardi Pulaj)