PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria i kërkon OKB-së ta quajë "Frontin e fitores" të opozitës organizatë terroriste
2013-04-12 20:41:01 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Siriane e Lajmeve njoftoi të enjten se po atë ditë Ministria e Jashtme e Sirisë i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kryetarit të radhës të Këshillit të Sigurimit, ku kërkon që, sipas rezolutave përkatëse të OKB-së, "Fronti i fitores" i opozitës siriane të konsiderohet si një organizatë terroriste e lidhur me "Al-Kaedën" dhe ndaj saj të vendosen sanksione.

Ministria e Jashtme e Sirisë shprehet në këtë letër se fjalët e liderit të "Frontit të fitores" për shprehjen e besnikërisë ndaj "Al-Kaedës" vërtetojnë plotësisht se ky front ka lidhje me "Al-Kaedën", prandaj, sipas rezolutave 1267 dhe 1989 të Këshillit të Sigurimit, ndaj tij duhet të vendosen sanksione. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China