Koreja e Veriut mendohet se po prodhon armë më të vogla bërthamore, tha të premten zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes në Seul, Kim Min-seok.
Ai deklaroi se Peniani ka kryer tre teste atomike. Sipas tij, ka dyshime nëse Koreja e Veriut ka aftësinë të bëjë armë më të vogla, që mund t'i bashkëngjiten raketave.
Deklarata e tij erdhi pasi mediat cituan ligjvënësin amerikan Doug Lamborn, sipas të cilit Peniani ka kapacitetet për të lëshuar armë bërthamore me anë të raketave balistike.
Ai për këtë i referohej disa raporteve të klasifikuara të shërbimeve inteligjente. (Ardi Pulaj)