Kryeministri Shinzo Abe tha të premten se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dakord që Japonia të lejohet të jetë pjesë e bisedimeve për tregtinë e lirë në kuadër të Partneritetit Trans-Paqësor (PTP).
Sipas mediave japoneze, dy vendet arritën marrëveshjen mbi çështjet që do të diskutohen gjatë negociatave paraprake.
Pjesëmarrja e Japonisë gjithsesi duhet të miratohet nga 11 vendet e përfshira në Partneritetin Trans-Paqësor.
Abe njoftoi muajin e kaluar se synonte të përfshinte Japoninë në këto bisedime, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të bujqve. (Ardi Pulaj)