PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama miraton "ndihmën jovdekjeprurëse" për opozitën siriane
2013-04-12 16:35:51 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i SHBA-së Barak Obama nënshkroi të enjten urdhrin që autorizon dhënien e së ashtuquajturës "ndihmë jovdekjeprurëse" me një vlerë prej 10 milionë dollarësh për opozitën siriane.

Obama u kërkoi sekretarit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjes të ofrojnë "materiale dhe shërbime jovdekjeprurëse" nga "rezervat dhe burimet" e departamenteve të qeverisë federale, për të ndihmuar opozitën në Siri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se e mori një vendim të tillë për shkak se në Siri është shfaqur "një emergjencë e papritur", duke theksuar se vendimi përshtatet me interesat e sigurisë të ShBA-së.

Megjithëse kriza në Siri ka hyrë në vitin e tretë, duke shkaktuar rreth 70 mijë viktima, deri tani administrata e Obamës ka ofruar vetëm ndihmë jovdekjeprurëse për opozitën siriane, e shqetësuar se armët mund të bien në duart e ekstremistëve.(Zhan Dian/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China