Ministria e Mbrojtjes e Japonisë bëri të ditur të enjten se satelitët pikasën lëvizje në zonën e lëshimit të raketave në pjesën lindore të Koresë së Veriut.
Sipas saj, raketahedhësit janë vendosur në pozicion, ndërsa raketat e tipit të fundit me rreze të mesme veprimi "Musudan" janë gati.
Por Ministria shtoi se ekziston mundësia që raketahedhësit të jenë fals.
Mediat japoneze raportojnë se meqënëse pritet një lëshim i mundshëm i raketave nga Koreja e Veriut, qeveria e Tokios vazhdon të mbajë gjendjen e gadishmërisë dhe nivelin e lartë të monitorimit.
Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera deklaroi se po vijohet të mblidhen informacione dhe se ushtria është vigjilente.
Pak kohë më parë, Onodera urdhëroi forcat ushtarake që të shkatërrojnë çdo raketë që do të lëshohet nga Koreja e Veriut. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)