Kina i bëri thirrje palëve të ndërmarrin veprime që do të përmirësonin situatën në Gadishullin Korean.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei tha gjatë një konference për shtyp të enjten se palët nuk duhet të lejojnë përshkallëzimin e gjendjes.
Ai shtoi se Kina ka bërë përpjekje të panumërta dhe do të vijojë me këtë kurs.
Hong deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ka shfaqur shqetësimin për situatën në gadishullin korean, ndërsa bëri thirrje për rinisjen e bisedimeve gjashtëpalëshe. (Ardi Pulaj)