Dy persona të tjerë rezultuan se janë prekur nga virusi H7N9 në provincën lindore kineze, Xhiangsu, duke e çuar në 35 numrin e të infektuarve në mbarë vendin, njoftuan të enjten autoritetet.
Të paktën 52 persona që ishin në kontakt me dy burrat, deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma.
Në Kinë, si pasojë e virusit të gripit të shpendëve H7N9 kanë humbur jetën nëntë persona. (Ardi Pulaj)