Koreja e Jugut i bëri thirrje të enjten Penianit që të ulet në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur ngërçet politike.
"Pezullimi i punës në Kompleksin Industrial 'Kaesong', simbol i bashkimit e bashkëpunimit, është një veprim që nuk ndihmon të ardhmen e fqinjit tonë", thuhet në një deklaratë të ministrit të bashkimit, Ryoo Kihl-jae.
Ai theksoi se normalizimi i situatës në Kaesongu duhet bërë nëpërmjet dialogut, duke i bërë thirrje Penianit të paraqesë në tryezën e bisedimeve kërkesat e tij.
Ryoo gjithashtu i kërkoi Koresë së Veriut të ndalë veprimet që shtojnë tensionet në gadishull dhe shprehu keqardhjen e thellë për provokimet e përsëritura nga ana e Penianit. (Ardi Pulaj)