Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ndalë veprimet provokuese.
Në një konferencë për shtyp, Ventrell tha se nëse Koreja e Veriut lëshon raketa, veprim që do të jetë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Peniani do të izolohet më shumë dhe se ekonomia e vendit do të goditet rëndë. (Fang Xiaoyu/ Ardi Pulaj)