PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut ngre nivelin e alarmit për sulme terroriste
2013-04-10 20:11:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria jugkoreane deklaroi të mërkurën se ka sinjale gjithnjë e më të dukshme që Koreja e Veriut mund të lëshojë disa raketa të tipave të ndryshëm njëkohësisht. Për këtë arsye, Koreja e Jugut dhe ShBA-ja kanë nisur monitorimin e përbashkët. Nga ana tjetër, edhe policia jugkoreane ka ngritur nivelin e alarmit për sulme terroriste, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në fund të prillit.

Sipas ushtrisë jugkoreane, përveç dy raketave me rreze të mesme të dislokuara në rajonin Kangwon, janë vërejtur edhe disa mjete në Hamgyongun Jugor që përdoren për të lëshuar raketa. Këto mjete mund të përdoren për të lëshuar dy lloje raketash, me rreze që shkon nga 300 deri në 1500 kilometra.

Ndërkohë, policia jugkoreanë do të forcojë kontrollin në institucionet shtetërore, ambasadat dhe institucione të tjera të huaja, vendet publike, si stacionet e metrosë etj., për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste ose provokimet.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China