Qeveria jugkoreane publikoi të mërkurën rezultatin e hetimit lidhur me sulmin kibernetik të marsit të kaluar ndaj disa televizioneve dhe bankave në Korenë e Jugut. Sipas hetimit, ky sulm është kryer nga Koreja e Veriut.
Sipas grupit të hetimit, që nga qershori i vitit të kaluar Koreja e Veriut ka përdorur 6 kompjutera të brendshëm për të kryer 1590 lidhje, duke shkruar kode të dëmshme për institucionet financiare të Koresë së Jugut. Qeveria jugkoreane është e mendimit se sulmi është ideuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit e Koresë së Veriut.
Më 20 mars tre televizione jugkoreane, duke përfshirë edhe televizionin qendror KBS, si edhe 6 institucione financiare, pësuan një sulm kibernetik, që paralizoi plotësisht punën në to. Sipas statistikave, numri i pajisjeve të sulmuara arriti gjithsej në 4800. (Vera/Artani)