Mediet jugkoreane njoftuan të hënën se Koreja e Veriut ka dislokuar në bazën e lëshimit të raketave "Musudan" në bregun lindor të vendit një raketë me rreze të mesme veprimi, e cila tashmë është gati dhe mund të lëshohet në çdo kohë.
Mediat citojnë burime nga qeveria e Seulit, sipas të cilave nga mbikëqyrja e raketës së dërguar në bazën e lëshimit "Musudan" del se aktualisht kjo raketë është gati dhe nga ana teknike mund të lëshohet në çdo kohë. Zyrtarë të ushtrisë koreanojugore janë të mendimit se lëshimi do të bëhet më 10 prill.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut Cho Tai Young u shpreh po atë ditë se lëshimi i raketave balistike nga Koreja e Veriut do të përbënte shkelje të rezolutave të OKB-së dhe se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të diskutojë lidhur me masat kundër këtij lëshimi sipas përmbajtjes së këtyre rezolutave. (Vera/Artani)