Presidentja koreanojugore, Park Geun-hye deklaroi të martën se ishte e zhgënjyer nga deklaratat e Penianit për pezullimin e punës në kompleksin industrial të Kaesongut.
"Është shumë zhgënjyese që Koreja e Veriut paralajmëroi ndalimin e punës në Kaesong", tha Park.
Gjithsesi ajo shtoi se kompanitë e vendit do të investojnë në Korenë e Veriut, vetëm nëse Peniani i përmbahet rregullave e premtimeve ndërkombëtare.
Deklaratat e saj erdhën pasi autoritetet koreanoveriore njoftuan vendimin për tërheqjen e të gjithë punëtorëve nga kompleksi në zonën kufitare, ku operojnë 123 kompani koreanojugore. (Ardi Pulaj)