Një provë e mundshme bërthamore nga Koreja e Veriut ka tërhequr vëmendjen e Rusisë.
Aleksandr Zhebin është ekspert pranë Institutit Studimor të Lindjes së Largët në Akademinë e Shkencave të Rusisë. Në një intervistë për të përditshmen ruse "Izvestia", ai u shpreh se pavarësisht nëse kryhet ose jo prova e katërt bërthamore, kjo tregon që Koreja e Veriut do të duhet të marrë leje për shfrytëzimin e energjisë bërthamore, si në Indi dhe Pakistan, që të mos kthehet në një Libi apo Siri të 2-të. Zhebin vuri në dukje se prova e 3-të bërthamore e Koresë së Veriut ka treguar që Peniani zotëron një nivel të lartë të armëve bërthamore dhe një provë tjetër e re do t'i mundësojë atij një teknologji që mund të kërcënojë direkt territorin amerikan.
Ndërsa, disa ekspertë janë të mendimit se ende nuk dihet nëse Koreja e Veriut po përgatitet për një provë tjetër. Edhe diplomatët rusë në Penian u shprehën për mediet se aktualisht gjendja në Penian duket e qetë dhe nuk ka dëshmi konkrete për përgatitjen e një prove tjetër bërthamore. (Jiang Lei/Albana)