Në ditët e fundit, një nga faqet zyrtare të Koresë së Veriut u bë pjesë e një sulmi kibernetik e për pasojë kanë dalë informacione për 15 mijë anëtarë të uebsajtit, ku shumë prej tyre janë koreanojugorë.
Sipas burimeve të brendshme ka rezultuar se 2600 prej 15 mijë anëtarëve janë koreanojugorë. Ndërkohë autoritet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet ndaj tyre dhe nëse ata kanë zhvilluar aktivitete spiunazhi do të dënohen me burgim. (Zhan Dian)