Sipas Agjencisë koreanojugore të lajmeve Yonhap, Komiteti i Paqes së Azi-Paqësorit publikoi një deklaratë nëpërmjet së cilës i kërkon stafit të huaj diplomatik të largohen nga Koreja e Jugut.
Zëdhënësi i këtij komiteti u shpreh se për shkak të kërcënimeve të shumta kohëve të fundit lufta në Gadishullin Korean po bëhet reale, dhe në rast se ndodh Koreja e Veriut nuk dëshiron të cënojë të huajt që jetojnë në Korenë e Jugut.
Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye theksoi se Peniani duhet të ndalojë veprimtaritë e padrejta dhe të bëjë zgjedhjet e duhura për të ardhmen e popullit. (Fang Xiaoyu/Albana)