Të hënën u mbyll në provincën Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boaos. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë të veçantë me përfaqësues të sipërmarrësve kinezë dhe të huaja pjesëmarrës në këtë forum. Z. Xi theksoi se Kina do të ngulë këmbë në politikën e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme dhe do të vazhdojë të krijojë kushte e një mjedis më të mirë për sipërmarrjet e huaja. Kreu i shtetit kinez shprehu njëkohësisht shpresën se kompanitë e vendeve të ndryshme do të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Kina dhe do të sigurojnë një zhvillim edhe më të madh.
Lidhur me interesin e sipërmarrësve për perspektivën e ekonomisë kineze, z. Xi Jinping tha: "Gjendja e zhvillimit të Kinës është përgjithësisht e mirë. Mjedisi i tregtisë në Kinë është i barabartë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë krijimin e legjislacionit, do të përmirësojmë mjedisin e investimeve dhe do të krijojmë një treg më të barabartë dhe më tërheqës. Sipërmarrjet e ndryshme duhet të shfrytëzojnë në mënyrë të barabartë faktorët e ndryshëm të prodhimit, të marrin pjesë në konkurrencën e ndershme dhe të gëzojnë mbrojtjen e ligjit."
Z. Xi Jinping u shpreh gjithashtu se dyet e Kinës do të vazhdojnë të jetë të hapura për investitorët e huaj dhe shprehu shpresën se edhe dyert e vendeve të tjera do të jenë të hapura ndaj investitorëve kinezë. (Vera/Artani)