Ai iu përgjigj kështu pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e Koresë së Veriut se nuk mund të garantojë sigurinë e personelit të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, në rast të nisjes së një konflikti.
Hong Lei tha se Kina ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Gadishullin Korean.
"Qeveria kineze ka kërkuar nga Peniani që të garantojë sigurinë e personelit të ambasadës së Kinës në Korenë e Veriut sipas Konventës së Vjenës dhe ligjeve të tjera ndërkombëtare. Pekini do të mbrojë të drejtat dhe do të sigurojë shtetasit e institucionet kineze në Korenën e Veriut", tha Hong Lei. (Vera/ Ardi Pulaj)