Në Shanghai ka pasur gjashtë persona të infektuar, nga të cilët katër kanë humbur jetën, kurse tre raste të tjera, duke përfshirë edhe vdekjen e dy personave, kanë ndodhur në provincën Zhejiang të Kinës Lindore. Ndërkohë, në provincën Jiangsu është njoftuar për gjashtë raste dhe në Anhui një rast.
Deri tani nuk ka pasur shenja të transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu, megjithatë, të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të sëmurët janë vënë nën kontroll mjekësor.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe i Planifikimit Familjar ka dërguar një grup ekspertësh për në Shangai dhe në tre provincat e sipërpërmendura për të ndihmuar në punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë.
Kina do të forcojë punën për monitorimin e epidemisë dhe hulumtimet epidemiologjike, duke dhënë njëkohësisht në kohë e në mënyrë transparente informacionet për epideminë në përgjigje të shqetësimit të publikut, thuhet në një deklaratë të këtij Komisioni. (Artani)