Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun, i cili ndodhet për vizitë në Spanjë tha të enjten se shpreson se Koreja e Veriut do të marrë pjesë në procesin e realizimit të paqes dhe sigurisë së Gadishullit Korean, njëkohësisht ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të përpiqen për zhvillimin e bisedimeve, për të zbutur tensionet.
Shefi i OKB-së u shpreh se tensioni në Gadishullin Korean është përshkallëzuar, duke shpresuar se Koreja e Veriut do të ruajë vetëkontrollin.
Ai shtoi se palët e ndryshme duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të garantuar paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean si dhe t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve. (Zhan Dian/Albana)