Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap njoftoi të premten se për të përballuar raketat verikoreane, forca ushtarake e vendit ka dislokuar dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtjeje anti-raketë në ujërat detare në lindje dhe perëndim të vendit.
Këto luftanije janë të pajisura me radarë me një rreze prej 1000 kilometrash. Lëvizja e luftanijeve të Koresë së Jugut ka për qëllim monitorimin e gjendjes si dhe për të gjurmuar trajektoren e raketave në rast kërcënimi nga Koreja e Veriut.
Sipas raportimeve po nga kjo agjenci, bëhet e ditur se ushtarët verikoreanë kanë lëvizur dy raketa të cilat i kanë vendosur në raketahedhës për në bregun lindor të vendit.
(Çan Jean/Albana)