Dy raste të reja infektimi me virusin H7N9, duke përfshirë dhe një rast me pasoja fatale për jetën, u raportua në provincën Zhejiang, duke e çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus, theksuan të mërkurën autoritetet vendëse.
Deri tani akoma nuk ka një vaksinë kundër virusit të gripit të shpendëve H7N9. Mjekët theksojnë se ata që shfaqin simptoma të tilla si temperaturë të lartë, kollë etj., duhet të vizitohen sa më parë tek mjeku. (Albana)